POSTIMET E FUNDIT

Kanadaja dhe Bosnja “ndajnë” pikët/ Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit B të “Botërorit 2026”

Kanadaja dhe Bosnje Herzegovina u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit B.

Sfida e parë e Grupit B dhe e treta e “Botërorit 2026” ishte ndoshta më e bukura e ditëve të para të turneut. Ballkanasit mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të shënuar nga Lukiç në minutën e 21-të. Pas pushimit, loja foli për të zotët e shtëpisë, që të mbështetur edhe nga tifozët e shumtë në stadiumin e Torontos iu afruan në shumë raste golit të barazimit. Pas shumë përpjekjesh kanadezët kthyen ekuilibrat në rezultat me Larin në minutën e 78-të, ndërsa më pas rrezikuan të përmbysnin shifrat. Në fund barazim 1-1 dhe nga një pikë për të dyja skuadrat që kërkojnë të kualifikohen nga Grupi B ku bëjnë pjesë edhe Zvicra me Katarin, transmeton abcnewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB