Shqiptari fiton duelin me britanikun Austine Nnamdi. Jurgen Uldedaj mbrojti titullin kampion bote për peshat kruizer të federatës IBO të fituar pak muaj më parë.
Boksieri shqiptar mundi pas 12 raundeve britanikun Ostin Namdi në duelin e zhvilluar të shtunën në Londër. Fitorja iu akordua Uldedajt me vendim unanim të gjyqatërve.
Një tjetër sukses në karrierën e Jurgen Uldedaj që tani numëron 22 fitore dhe vetëm një humbje në ringun profesionist, transmeton tvklanal.




