POSTIMET E FUNDIT

“GLIMMER OF HOPE, GLIMMER OF FLAME”

Mbrëmë, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, u organizua një aktivitet i diplomacisë publike, me ç’rast u promovua libri i autorit të njohur kosovar Ag Apolloni, “GLIMMER OF HOPE, GLIMMER OF FLAME” (“Një fije shprese, një fije shkrepëse”), romani i vitit 2020 në Kosovë.

Ky aktivitet ishte gjithashtu një nderim për viktimat shqiptare të masakrës së Stagovës së Kaçanikut, ku në mesin e të vrarëve nga ushtria serbe ishte edhe axha i shkrimtarit Apolloni.

Në praninë e shumë mysafirëve, si Prof. Dr. Lori Fisler Damrosch, ish-presidente e Shoqatës Amerikane të së Drejtës Ndërkombëtare (ASIL) dhe profesoreshë në Fakultetin Juridik të Columbia University, studentëve të Columbia University dhe Harvard University, drejtorit të ACJ-së, drejtorit të Institutit THEDI të Nju Jorkut, si dhe bashkatdhetarëve tanë, për librin foli profesori i njohur i letërsisë krahasuese, David Damrosch.

Ambasadori Blerim Reka, në hapje të këtij promovimi, rikujtoi masakrën e Stagovës si pjesë të gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, duke theksuar se urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij gjenocidi ende nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Profesori Damrosch foli për vlerat e librit, ndërsa autori Apolloni lexoi pjesë nga vepra e tij, sidomos ato ku flitet për dy nënat shqiptare, Ferdonijen dhe Pashken, djemtë e të cilave u vranë nga pushtuesi serb. /GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB