POSTIMET E FUNDIT

KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, ndërsa procesi do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.

KQZ-ja ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit për realizimin e votimit me postë, ku planifikohet të shpërndahen rreth 105 mijë pako.

Sipas institucionit, pakoja me fletëvotim do të dërgohet në adresën e banimit të votuesit.

Pas pranimit të saj, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtësisë dhe më pas bashkë me dëftesën e regjistrimit ta fusin në zarfin kthyes.

KQZ ka bërë të ditur se votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, duke theksuar se ai duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës jo më larg se 6 qershor 2026.

21 maji – 6 qershor 2026

KQZ-ja do t’ju dërgojë pakon me fletëvotim në adresën tuaj të banimit

✅ Plotësoni fletëvotimin

✅ Vendoseni në zarfin e fshehtësisë

✅ Vendoseni zarfin e fshehtësisë dhe dëftesën e regjistrimit në zarfin kthyes

✅ Shënoni adresën e kutisë postare

✅ Dërgojeni zarfin në postë

📄 Broshura e kandidatëve: https://kqz-ks.org/…/2026/05/143_Broshura_alsr-2.pdf

📋 Lista e adresave: https://kqz-ks.org/…/2026.05.20-Adresat-e-kutive…

📌 Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026

👇 Informohuni për hapat e votimit përmes postës

#KosovaVoton#VotimiMePostë#DiasporaVoton#Zgjedhjet2026#KQZ

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkqzkosova%2Fposts%2Fpfbid0jXdHiDRDLNY3FqqHVUK1uuLBjfR5ZBQnGEQUPnY6hfmwzFbbxm4qv2XWeRieLto3l&show_text=true&width=500

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB