POSTIMET E FUNDIT

Zvicra publikon listën, ja me sa shqiptarë në Kampionatin Botëror

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, e ka bërë publike listën prej 26 futbollisteve për Kampionatin Botëror. Yakin e ka konfirmuar përfundimisht skuadrën, edhe pse emrat kishin rrjedhur pjesërisht më herët.

Në përbërje janë 3 portierë dhe 23 lojtarë të fushës.

Në mesin e futbollistëve të ftuar janë edhe dy shqiptarë. Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka dhe futbollisti i Milanit, Ardon Jashari janë ftuar nga Murat Yakin.

Befasi është mungesa e portierit, Jan Sommer.

Në fund, trajneri ka zgjedhur përvojën para rinisë, duke lënë jashtë disa emra të rinj si Alvyn Sanches apo Joel Monteiro, ndërsa në sulm kanë marrë përparësi lojtarë me përvojë si Christian Fassnacht dhe Cedric Itten.

Në listë bie në sy edhe portieri Gregor Kobel, i cili është një nga shtyllat e skuadrës.

Lista

Portierë: Marvin Keller (YB), Gregor Kobel (Dortmund), Yvon Mvogo (Lorient),

Mbrojtja: Manuel Akanji (Inter Mailand), Aurèle Amenda (Eintracht Frankfurt), Nico Elvedi (Gladbach), Eray Cömert (Valencia),  Luca Jaquez (Stuttgart), Ricardo Rodriguez (Betis Sevilla), Silvan Widmer (Mainz), Miro Muheim (HSV).

Mesfusha e sulmi: Zeki Amdouni (Burnley), Michel Aebischer (Pisa), Dan Ndoye (Nottingham Forest), Breel Embolo (Stade Rennes), Christian Fassnacht (YB), Remo Freuler (Bologna), Cedric Itten (Fortuna Düsseldorf), Johan Manzambi (SC Freiburg), Noah Okafor (Leeds United), Fabian Rieder (Augsburg), Djibril Sow (FC Sevilla), Ruben Vargas (FC Sevilla), Granit Xhaka (Sunderland), Denis Zakaria (Monaco), Ardon Jashari (AC Milan)./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB