POSTIMET E FUNDIT

Ambasada amerikane nderon 13 punonjës shqiptarë që dolën në pension

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka nderuar 13 punonjës shqiptarë, të cilët dolën në pension pas më shumë se 25 vitesh shërbimi të përkushtuar. Në një ceremoni të zhvilluar në prani të kolegëve të ambasadës dhe familjarëve të tyre, e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn u dhuroi punonjësve flamuj amerikanë si shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre gjatë dekadave të shërbimit. Sipas njoftimit të ambasadës, Van Horn theksoi “kontributin e tyre në forcimin e partneritetit SHBA–Shqipëri dhe vlerat tona të përbashkëta”. “Ne shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për përkushtimin e tyre dhe u urojmë çdo sukses në vitet në vijim”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB