POSTIMET E FUNDIT

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot, më 15 maj, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes, një ditë e cila i kushtohet rolit dhe rëndësisë së familjes në shoqëri. Kjo ditë është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, përmes një rezolute që synon të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat sociale, ekonomike dhe demografike me të cilat përballen familjet në mbarë botën.

Dita Ndërkombëtare e Familjes pasqyron rëndësinë që bashkësia ndërkombëtare i kushton familjes si themel i shoqërisë dhe promovon solidaritetin, mirëkuptimin dhe përkujdesjen ndërmjet brezave.

Me rastin e kësaj dite, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë datë të rëndësishme. Në këto aktivitete po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili pritet të theksojë rëndësinë e mbështetjes institucionale për familjen dhe mirëqenien sociale.

Aktivitetet përfshijnë diskutime, takime dhe iniciativa që synojnë fuqizimin e rolit të familjes në shoqëri, si dhe promovimin e vlerave të bashkëjetesës, edukimit dhe mbështetjes reciproke, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB