POSTIMET E FUNDIT

Eurovision/ Alis me “Nan” sot në gjysmëfinalen e dytë, votimi zgjat gjatë gjithë ditës. Agostini: Votoni Nr.13!

Skena e Eurovision-it në Vjenë do të ndriçohet mbrëmjen e sotme nga performanca e Alis me këngën e tij “Nan”. Ai do të jetë i 13-ti nga 15 artistët që konkurrojnë në gjysmëfinalen e dytë, por vetëm 10 prej tyre do të kenë mundësinë të arrijnë finalen e 16 majit.

Gazetarja Sonila Agostini nga Vjena për “Mirëmëngjes Shqipëri” raportoi se emocionet gjatë provave gjenerale të zhvilluara një ditë më parë kanë qenë të jashtëzakonshme. Ajo theksoi se Alis ndihej i qetë dhe i motivuar dhe performanca e tij preku zemrat e publikut, duke përfshirë si shqiptarët, ashtu edhe të huajt që ishin të pranishëm në sallë.

Gazetarja apeloi se të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata në diasporë, duhet të votojnë Alis, Nr.13, dhe të ndjekin udhëzimet e publikuara në web-in dhe rrjetet sociale të RTSH, si dhe faqet zyrtare të Eurovision-it për të siguruar që vota të jetë e vlefshme.

Ju lutem vizitoni faqet e zyrtare të web të Eurovision. Po ashtu ju lutem vizitoni faqet e Instagrm dhe Facebook të RTSH që gjithë këto ditë kanë bërë një fushatë promovuese intensive. Aty mësojmë saktësisht si duhet ndjekur procedura e votimit”, tha Agostini.

Ajo ndau më tej dhe disa momente nga provat gjenerale, ku rrëfeu se në rreshtin e parë pranë skenës, njerëzit nuk mundën të fshihnin emocionet duke lotuar nga madhështia e interpretimit. Ajo shtoi se Alis zhvilloi dy prova gjenerale, një në orën e pasdites dhe një tjetër në mbrëmje, dhe se pasi këndoi në provën e darkës, ai ndihej edhe më i qetë dhe i përqendruar për performancën live. Gazetarja raportoi gjithashtu se atmosfera mes konkurrentëve është dashamirëse dhe miqësore, duke reflektuar një frymë mbështetëse dhe profesionale.

“Emocione të jashtëzakonshme. Alis e ndjeu veten mirë në provat gjeneralë ditën e djeshme.

Ishin spektakle të vërteta. Të gjithë artistët performuan njëri pas tjetrit para jurisë. Sot në mbrëmje kur ata të jenë live, do mund të mësojmë vlerësimet e jurisë. Sot ngjiten në skenë 15 artistë, Alis do performojë i 13-ti. Në rreshtin e parë ku ndodheshin pranë skenës ku Alis performonte, kishte njerëz që lotonin, të huaj dhe shqiptarë pasi kënga ka rrokur zemrat e tyre.

Pas provës së drekës, në provën e darkës, Alis u ndje edhe më mirë. Këtë ma komunikoi edhe ai vetë pas performancës, ku më tha se ndihej mirë dhe i qetë”, tha Agostini.

Gazetarja theksoi më tej se mediat ndërkombëtare kanë përcjellë pozitivisht këngën e Alis, duke nënvizuar se performanca në shqip dhe teksti i këngës janë të lehta për t’u kuptuar edhe nga të huajt. Kjo, sipas saj, ka ndihmuar që kënga të bëhet e njohur dhe e dashur për një audiencë ndërkombëtare, duke rritur shanset e saj për të arritur finalen.

Gjysmëfinalja e dytë premton emocione të forta dhe konkurrencë të ngushtë, por me mbështetjen e RTSH, promovimin në rrjetet sociale dhe audiencën që e ndjek nga gjithë bota, Alis duket i gatshëm për të lënë gjurmë në këtë edicion të Eurovision-it.

Si mund të votohet për Shqipërinë?

Publiku shqiptar jashtë vendit mund të mbështesë Alis me kodin 13 duke votuar gjatë kohës kur televotimi të shpallet i hapur në transmetimin live të gjysmëfinales.

Në shtetet pjesëmarrëse të gjysmëfinales së dytë, votimi bëhet duke dërguar kodin 13 në numrin e publikuar nga transmetuesi përkatës i vendit ku jetoni.

Ndërsa shqiptarët që jetojnë në vende jo-pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit: esc.vote, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB