Dje, me një mikëpritje të përzemërt, njëri ndër ambasadorët më të dashur, jo vetem për bashkatdhetarët e Maqedonisë së Veriut, por nga të gjitha trevat shqiptare, mirëpriti zyrtarisht një veprimtar të njohur nga Komuna e Gostivarit, profesorin e historisë, bëmirësin, z. Nasir Rustemi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai ishte i shoqëruar nga dy miqtë e tij nga Lugina e Preshevës, z. Fazli Musliu, Kryetar Nderi i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të St. Galenit.
Ai është anëtar i saj dhe kontribues i pandalshëm, thuajse në çdo aksion, si dhe PhD. Dashnim Hebibin, President i Institutit Shkencor Helvetik për Evropën Juglindore. Me një mikpritje shumë të sinqertë i dëshiroi mirëseardhje Ambasadori, z. Demiri, duke treguar rëndësinë e kësaj kartele, ku qeveria e kaluar e shtetit ka nderuar disa veprimtarë që jetojnë e veprojnë jashtë shtetit amë, me të vetmin qëllim, mirenjohje dhe respekt për kontributin e tyre e të nënshkruar nga Z. Bujar Osmani, ish Ministër i Jashtëm.
Shkëlqësia e tij foli për rëndësinë që ka mërgata e shtetit me shtetin mik zviceran. Ndërsa Prof. Nasir Rustemi, pasi e falenderoi ambasadorin për kohën që ka ndarë dhe këtë kartelë po e pranon nga duart e një diplomati të mirëfillët e me karrierë, por edhe një atdhetar me traditë e personalitet i paqes. Fjala iu dha edhe z. Fazli Musliu dhe z. Hebibi, që të dy nga Lugina e Preshevës, por që janë edhe me familje nga Maqedonia e Veriut, si nipa të asaj pjese.
Ambasadori, Shkëlqësia e tij, z. Rexhepi përmendi kontributin e mërgatës nëpër periudha të ndryshme. Secili mërgimtar e meriton respektin, sepse ka kontribuar për të mirën e vendit tonë. Ambasador Rexhepi i njoftoi mysafirët edhe me stafin e tij të mrekullueshëm e shumë modest, si Zonjën Valmira Sela Sopa, zv. Ambasadore, z. Bashkim Misimi, Sekretar i Parë.
Mysafirët mbetën shumë të kënaqur me ekselencën, duke bërë edhe foto kujtimi dhe mëpastaj e njoftoi në tërësi për rëndësinë e kësaj kartele, ku aty në letrat shoqëruese shkruan: “I nderuar z. Nasir Rustemi, Kam nderin e veçantë tua ndaj mirënjohjen speciale – ‘MKarten’, e cila paraqet shpërblim simbolik për kontributin tuaj dhe përpjekjet e vazhdueshme në avancimin e miqësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konfederatës Zvicerane për kontributin në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të vendit tonë me diasporën, si dhe për suksesin tuaj të jashtëzakonshëm në profesionin që keni.
MKarta paraqet mirënjohje, falenderim dhe konfirmim ndaj punës dhe angazhimit tuaj të palodhshëm, përkushtimit tuaj në drejtim të promovimit të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut, në vendin ku jetoni dhe punoni. Ndërsa qëllimi për grupin e përzgjedhur që janë bartës të MKartës, është që i njëjti të shndërrohet në një rrjet të çmuar të individëve tanë të shquar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Njëherit, shfrytëoj rastin t’ju informoj se kemi punuar paralelisht edhe në përforcimin e kapaciteteve organizative dhe njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si institucion kompetent për diasporën, me ç’rast është zgjeruar njësia organizative në ministri nga njësi në sektor. Ai sektor është në dispozicionin tuaj për çdo çështje që ka të bëjë me këtë projekt, por edhe për çfarëdo lloj çëhtje tjetër, përmes e-mail adresës: MKarta@mfa.gov.k.
Në bashkëpunim me institucionet e tjera, po punojmë në përcaktimin e një serie përfitimesh konkrete për bartësit e MKartës, për të cilat do t’ju njoftojmë në mënyrë shtesë. Inderuar, Në pamundësi që personalisht t’jua ndaj MKartën, e autorizoj Ambasadorin z. Rexhep Demiri që të njëjtën ai t’ua dorëzojë personalisht juve. Duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe lumturi, pranoni shprehjet e respektit tim më të lartë. Bujar OSMANI.
Pasi e pranoi kartelën z. Rustemi e falenderoi pafundësisht për shumë herë për respektin dhe mikpritjen. Mirënjohje iu nda edhe z. Fazli Musliu për kontribut bëmirës dhe z. Hebibi për kontribut për paqe. Krejt çka është për të përmendur, modestia e paparë ndonjëherë nga një diplomat. Mysafirët u përcollën deri në oborr me përqafime vëllazërore.
Shkëlqësia e Tij, z. Rexhep Demiri, me të ardhur ambasador, bashkoi edhe komunitetin tonë nga të gjitha trevat nëpër shumë takime, duke kontribuar edhe jashtë orarit të punës dhe duke respektuar detyrën që e mbanë, sepse edhe shtetet tona kanë qëllimin primar të bashkëpunimit dhe paqes. HelveticALforum ka mësuar nga shumë mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut se puna në ambasadë për çdo termin dhe punë të tjera që i duhen mërgatës, kryhen me afat rekord të shpejtë dhe miqësor.
Nasir Rustemi dhe mysafirët, mërgimtarë nga Lugina e Preshevës, nuk fshihen emocionet pozitive nga kjo mikpritje, duke thënë: “Personalitete si z. Rexhep Demiri na duhen”.
HelveticALforum.ch