Agjencia e Kosovës për Akreditim përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se është pranuar zyrtarisht në SHBA. Sipas njoftimit, Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA, CHEA ka pranuar si autoritet akreditues për shtatë vite Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
“Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA e ka pranuar për shtatë vjet (deri me 31.12.2033) Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me statusin e “autoritetit akreditues” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin zyrtar të dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, Loretta C. Waldron, Zëvendëspresidente për Shërbime të Njohjes në Këshillin për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA, konfirmon se “Bordi i Drejtorëve të CHEA-s ka miratuar rekomandimin e Komitetit dhe e ka njohur Agjencinë e Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues”, thuhet në njoftim, transmetin rtsh.




