POSTIMET E FUNDIT

Shqipëria merr vlerësim nga Parlamenti Evropian, Begaj: Reformat po japin rezultate

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamenti Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për rrugëtimin evropian të vendit. Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Kreu i Shtetit theksoi se ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Miratimi i raportit për Shqipërinë në Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian është një vlerësim i reformave të ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE,” u shpreh Begaj. Ai nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke garantuar vazhdimësinë e reformave kyçe. Raporti në fjalë u miratua nga Komiteti për Punët e Jashtme me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime. Dokumenti ishte iniciuar nga eurodeputeti Andreas Schieder, i cili shërben si raportues për Shqipërinë.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar progresin e arritur dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar në të ardhmen, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB