POSTIMET E FUNDIT

UEFA cakton arbitre shqiptare për sfidën Danimarkë-Itali për vajza

Një skuadër arbitresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Danimarkë – Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e këtij takimi, ndërsa asistente do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Rolin e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, në orën 15:00, në Kopenhagen, duke konfirmuar edhe një herë besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit kanë ndaj arbitrimit shqiptar, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB