Pas fitores 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Luzern, Zvicra është ngjitur në vendin e 12-të në renditjen e re të FIFA-s.
Sipas mediumi zviceran “Blick”, zviceranët kanë kaluar Gjermaninë, e cila ka zbritur në vendin e 13-të.
Nën drejtimin e trajnerit të ri Jürgen Klopp, Gjermania nuk ka pasur të njëjtin ritëm, duke regjistruar vetëm një fitore ndaj Serbisë në Ligën A të Ligës së Kombeve, ndërsa ka pësuar edhe humbje ndaj Greqisë.
Zvicra, ndërkohë, ka regjistruar katër fitore radhazi në Ligën B: dy herë ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe ndaj Skocisë dhe Sllovenisë.
Kombëtarja zvicerane tashmë po i afrohet Top 10-shes së FIFA-s. Hera e fundit që Zvicra ishte në dhjetëshen më të mirë ishte në qershor 2019, kur renditej e nënta.
Renditja e radhës e FIFA-s do të publikohet më 18 nëntor.
Në krye vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia dhe Portugalia./K.Goca/BS










