BallinaSportiXhaka dhe Embolo ishin dy mungesat kryesore gjatë grumbullimit 16-ditor të Kombëtares...

Xhaka dhe Embolo ishin dy mungesat kryesore gjatë grumbullimit 16-ditor të Kombëtares së Zvicrës

-

“Nëse nuk ndodh diçka e papritur, të dy pritet të rikthehen në kombëtare në muajin nëntor. Xhaka pritet të rikthehet edhe si kapiten”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick” Zvicra e nisi këtë periudhë me shumë diskutime, por e përfundoi me një fitore bindëse 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Luzern. Me këtë fitore, Zvicra ka regjistruar katër fitore në katër ndeshje, me golaverazh 11–1, dhe është në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Ligën A.

“Më 13 nëntor, Zvicrës i mjafton një pikë ndaj Sllovenisë në Lubjanë për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Më pas, në ndeshjen e fundit, Zvicra do të presë Skocinë në St. Gallen.

Xhaka pritet të rikthehet si kapiten

Sipas trajnerit Murat Yakin dhe mbrojtësit Manuel Akanji, Xhaka dhe Embolo pritet të jenë përsëri pjesë e ekipit në nëntor.
Akanji, i cili e mbajti shiritin e kapitenit në mungesë të Xhakës, tha se shpreson shumë që Xhaka të rikthehet:

“Na duhen lojtarët më të mirë të mundshëm në kombëtare.”

Akanji tha gjithashtu se e ka bërë me shumë kënaqësi dhe krenari detyrën e kapitenit, por pret që gjithçka të kthehet si më parë dhe Xhaka ta marrë përsëri shiritin.

Edhe trajneri Murat Yakin e lavdëroi Akanjin për mënyrën se si e kreu detyrën, por ishte i qartë:

“Granit është kapiteni ynë”.

Yakin tha se do të zhvillojë bisedat e para me drejtuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit për të vendosur se si do të vazhdohet me Xhakën dhe Embolon.

Çfarë ndodhi me Xhakën?

Sipas mediumit zviceran, problemet nisën pasi Xhaka pranoi publikisht se gjatë pandemisë së COVID-19 kishte përdorur dy certifikata të falsifikuara vaksinimi. Çështja ishte bërë publike pasi Prokuroria e Luzernit kishte nisur një procedurë ndaj tij.

Pas diskutimeve mes ekipit të Xhakës dhe drejtuesve të Federatës Zvicerane, u vendos që ai të mos merrte pjesë në grumbullimin e fundit të kombëtares.

Xhaka është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares zvicerane, me 152 ndeshje, dhe që nga shtatori 2020 është kapiten i Zvicrës, pasi mori shiritin nga Stephan Lichtsteiner.

Po Embolo?

Pesë ditë pasi Xhaka njoftoi se nuk do të ishte pjesë e kombëtares, federata vendosi që edhe Breel Embolo të mos bashkohej me ekipin.

Embolo kishte njoftuar federatën se gjatë vitit të kaluar kishte marrë një urdhër penal, pasi gjatë pandemisë kishte blerë certifikata të falsifikuara testimi për COVID-19. Xhaka mund të merr një dënim me gjobë me kusht, të llogaritur në ditë-gjobë. Gjobë për të mund të ishte 3.000 franga zvicerane./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh