POSTIMET E FUNDIT

BBC: Armëpushimi Izrael-Liban një hap drejt marrëveshjes së paqes

Hezbollahu vazhdoi të lëshonte raketa drejt veriut të Izraelit deri pak para mesnatës, moment kur hyri në fuqi armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

Megjithatë, sipas raportimeve, bombardimet izraelite ndaj fshatrave në Liban kanë vijuar edhe për rreth gjysmë ore pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, duke treguar situatën kritike në terren.

Pavarësisht tensioneve, ekziston shpresa që armëpushimi të shërbejë si hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë paqeje mes Izraelit dhe Libanit, dy vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar udhëheqësit e të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë, duke i cilësuar këto si “bisedimet e para kuptimplote” mes tyre në më shumë se katër dekada.

Nga ana tjetër, Izraeli ka bërë të qartë se nuk planifikon të tërheqë forcat nga jugu i Libanit.

Kryeministri izraelit ka deklaruar se po krijohet një “zonë sigurie” rreth gjashtë milje larg kufirit, një lëvizje kjo që mund të tensionojë më tej situatën.

Ndërkohë, Hezbollahu ka sinjalizuar se do t’i përmbahet armëpushimit, por ka paralajmëruar se prania e vazhdueshme ushtarake izraelite në territorin libanez u jep qytetarëve të drejtën për të rezistuar, një qëndrim që mund të komplikojë përpjekjet për paqe afatgjatë, përfundon BBC, transmeton abcnewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB