POSTIMET E FUNDIT

Takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë në Samitin e 4-t të Diasporës: Lugina e Preshevës në fokus

Në kuadër të Samitit të 4-t të Diasporës, u zhvillua një takim i veçantë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku u diskutuan shkurtimisht çështja me rëndësi për diasporën shqiptare dhe veçanërisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjatë këtij bashkëbisedimi miqësor dhe njëkohësisht shumë domethënës, u rikujtua edhe takimi i vitit 2014 në New York, ku në një organizim të veçantë kishin marrë pjesë personalitete amerikane me ndikim të madh në politikë dhe lobisti Xhim Xhema.

Ky rikthim në kujtesë shërbeu si dëshmi e vazhdimësisë së angazhimit dhe bashkëpunimit ndër vite për çështjet shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në këtë takim morën pjesë: • Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës “Medvegja” në Zvicër • Rafet Ademi, nga Tërnoci, përfaqësues i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zvicër • si dhe PhD. Dashnim Hebibi si përfaqësues i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e diasporës theksuan rëndësinë e vëmendjes institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke përcjellë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë: “Mos e harroni Luginën e Preshevës.” Ky apel u shoqërua me kërkesën për angazhim më të madh diplomatik dhe institucional nga shteti shqiptar, në mbështetje të të drejtave dhe mirëqenies së shqiptarëve në këtë rajon. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe institucioneve shtetërore shqiptare, si dhe një mundësi për të rikthyer në vëmendje çështje që kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar., transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB