Afrimi i festës së Pashkës Orthodokse, në doganën e Kakavijës ka rritur fluksin e lëvizjes në kufirin me Greqinë.
Tradicionalisht bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë përgjatë 24-orëve të fundit kanë përpunuar 6.279 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.821 në hyrje dhe 2.458 në dalje, si dhe 2.431 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1.545 në hyrje dhe 886 në dalje.
Ditën e sotme në sportelet e kontrollit të dokumentave nuk janë konstatuar radhë të gjata pritje në kufi, transmeton rtsh.




