BallinaDiasporaSamiti i NATO-s, ministri Hoxha takim me homologen e Kanadasë

Samiti i NATO-s, ministri Hoxha takim me homologen e Kanadasë

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Anita Anand, në margjinat e Samitit të 36-të të NATO-s që po zhvillohet në Ankara të Turqisë.

Gjatë takimit, të dy ministrat u dakordësuan për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik mes Shqipërisë dhe Kanadasë, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Në këtë kontekst, u veçua nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, të cilat pritet të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e lidhjeve njerëzore, shkëmbimeve kulturore dhe mundësive ekonomike mes dy vendeve.

Një tjetër temë e rëndësishme e bisedimeve ishte iniciativa për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë.

“Ne ramë dakord që krijimi i Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, që synon krijimin e një mekanizmi financiar shumëpalësh për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë, do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e objektivave tona të përbashkëta”, shkroi ministri Hoxha në platformën X.

Ministrat Hoxha dhe Anand shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Evropë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur të të dy vendeve për Ukrainën, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Policia Ushtarake e FSK-së përfundon me sukses Kursin për Mbrojtje të...

0
Prishtinë, 11 tetor 2026 – Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të...