BallinaDiasporaMinistri kroat i Mbrojtjes paralajmëron nga Turqia: Duam të rrisim numrin e...

Ministri kroat i Mbrojtjes paralajmëron nga Turqia: Duam të rrisim numrin e ushtarëve tanë në KFOR

-

Ministri korat i Mbrojtjes, Ivan Anushic, ka thënë se Kroacia do të shqyrtojë rritjen e numrit të ushtarëve kroatë në misionin e KFOR-it. Këtë deklaratë e ka thënë Anushic teksa ka folur për planin e përgjithshëm të NATO-s për zvogëlim të trupave të KFOR-it në Kosovë. Ai ka thënë se Kroacia synon të çojë numrin e ushtarëve në 200 dhe se gjithçka do të sqarohet pas samitit të NATO-s.

“Për sa di unë, do të ketë një tërheqje të disa ushtarëve nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Disa ushtarë do të ridrejtohen në misione të tjera. Kroacia po shqyrton dhe propozon të rrisë numrin e anëtarëve të saj në KFOR në 200 dhe ne planifikojmë ta bëjmë këtë. Gjithçka do të jetë shumë më e qartë pasi të përfundojë samiti nesër dhe të arrihen përfundimet konkrete”, ka thënë Anushic. Anushic ka thënë se ndonëse do të ketë zvogëlim të trupave, Kroacia si shtet anëtar i NATO-s synon t’i rrisë trupat e saj.

“Informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por lëvizja është drejt reduktimit të numrit të anëtarëve të KFOR-it nga rreth 5,000 në rreth 3,500 ushtarë që do të jenë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Kroacia synon të rrisë numrin e anëtarëve të saj në atë mision, ky është qëllimi ynë”, ka sqaruar tutje ai.

Kroacia aktualisht ka në Kosovë 151 ushtarë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vinicius rrezikon të humbasë “El Clasicon”, Disiplina vendos për fatin e...

0
Vinicius Junior rrezikon të dënohet me dy deri në tri ndeshje pezullim pas kartonit të kuq të marrë ndaj Villarrealit. Sulmuesi brazilian mund të...