POSTIMET E FUNDIT

Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton për mbylljen gjatë festave zyrtare të prillit 2026

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar bashkatdhetarët për ditët kur nuk do të ofrojë shërbime gjatë muajit prill 2026, në përputhje me Ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe festat zyrtare të shtetit pritës.

Sipas njoftimit zyrtar, Konsullata do të jetë e mbyllur në këto data: të enjten, më 9 prill, me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të hënën, më 13 prill, për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, e cila kremtohet më 12 prill.

Autoritetet konsullore bëjnë thirrje që qytetarët të planifikojnë paraprakisht shërbimet e tyre, duke marrë parasysh këto ditë pushimi, në mënyrë që të shmangen vonesat apo vështirësitë e mundshme në procedura.

Megjithatë, për raste emergjente, Konsullata mbetet e qasshme përmes adresës elektronike dhe numrit emergjent të telefonit, të cilat janë në dispozicion për qytetarët edhe gjatë ditëve të festave. Gjithashtu, theksohet se numri i zakonshëm i telefonit nuk do të jetë aktiv gjatë festave zyrtare dhe fundjavave. Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih u uron të gjithë bashkatdhetarëve shëndet dhe mirëqenie gjatë këtyre ditëve festive, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB