POSTIMET E FUNDIT

Urim për Festën e Pashkëve nga Rrjeti i Miqësisë në Zvicër

Në emër të Rrjetit të Miqësisë, ju urojmë të gjithë vëllezërve të kombit të besimit të krishterë Festën e Pashkëve. Kjo festë e shenjtë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe triumfin e jetës mbi vështirësitë le të jetë një moment reflektimi, paqeje dhe bashkimi për familjet e tyre dhe për gjithë shoqërinë.

Urojmë që Pashkët të sjellin në çdo familje më shumë dashuri, mirëkuptim dhe bekim, ndërsa në shoqërinë tonë më shumë solidaritet, respekt dhe miqësi të sinqertë ndërmjet njerëzve.

Gëzuar Pashkët!

Me respekt,

Rrjeti i Miqësisë

Florim Useini, kryetar

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB