Shaqiri ka treguar lojë të mirë duke kontribuar në barazimin e Baselit ndaj Young Boysit, në takimin e javës së 32-të.
Shaqiri në minutën e 41-të shënoi për 2:1.
Ai futet brena 16-shit e me goditje të fortë realizoi gol të bukur.
Shaqiri dhe Albian Ajeti u larguan nga fusha në minutën e 74-tw.
Shaqiri deri me tash ka shënuar 11 gola e 10 asistime në 30 paraqitje në Superligë.
Për mysafirët shënuan Fernandes 27′, Daniliuc 64′ – nga penalltia e Colley 90′ dhe për Baselin Lauper 36′ – nga penalltia, Shaqiri 41′ e Traore 68′.
Baseli është në vend të katërt me 53 pikë, ka 6 më shumë se Young Boys që gjendet një vend më poshtë./K.Goca/BS




