POSTIMET E FUNDIT

Capello: Eliminimi i Italisë është i turpshëm, nuk kam fjetur gjithë natën!

Fabio Capello ka reaguar ashpër pas eliminimit të Italisë nga gara për Kupa e Botës 2026, duke e cilësuar situatën si një nga momentet më të errëta të futbollit italian në vitet e fundit. Ish-trajneri i njohur, me një karrierë të pasur në stolin e klubeve si Milani, Juventusi dhe Real Madridi, si edhe në krye të Anglisë, nuk e fshehu zhgënjimin e thellë pas humbjes ndaj Bosnjës.

“Nuk kam mundur të mbyll sytë gjithë natën, ende nuk e besoj çfarë ka ndodhur. Po flasim për një kombëtare 4 herë kampione bote, kjo është një tragjedi sportive, e turpshme. Është një nga gjërat më të këqija që i kanë ndodhur futbollit italian në historinë e fundit. Këtu nuk jep dorëheqje askush dhe kjo është më shqetësuesja. I pari që duhet të marrë përgjegjësi është presidenti i federatës, bashkë me gjithë drejtuesit. Duhet të analizojmë dhe të rindërtojmë nga bazat. Problemi është strukturor.

Do jetë shumë e vështirë të rimëkëmbemi, por shpresoj të nisë një rinovim i vërtetë. Italia ka nevojë të rishpikë veten. Italia është në zi …, të mungosh për herë të tretë radhazi në Botëror është shumë e vështirë për t’u pranuar”, deklaroi Capello, transmeton kjone.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB