POSTIMET E FUNDIT

Muriqi: Krenar me Kosovën pavarësisht eliminimit nga Turqia

Sulmuesi i Kombëtarja e Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur një përzierje emocionesh pas humbjes së ngushtë ndaj Kombëtarja e Turqisë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kosova u mposht me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, duke i dhënë fund ëndrrës për një kualifikim historik në Botëror. Megjithatë, pavarësisht zhgënjimit, Muriqi vlerësoi lart përkushtimin dhe rrugëtimin e skuadrës gjatë gjithë fushatës.

“Shumë vështirë. Kemi luftuar prej ditës së parë e deri këtu. E nisëm kampanjën me humbje të thellë dhe menduam se nuk ka kthim, por vazhduam mirë,” u shpreh ai pas ndeshjes.

Kapiteni i “Dardanëve” theksoi krenarinë për bashkëlojtarët dhe rolin e tij në ekip, duke nënvizuar se kjo gjeneratë ka treguar karakter dhe vendosmëri.

“Jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Jam shumë krenar që jam ndër kapitenët. Do të kisha dëshirë ta udhëheq ekipin në Amerikë, por fati nuk e deshi,” shtoi Muriqi.

Sulmuesi kosovar nuk e humbi besimin për të ardhmen, duke theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka potencial për të arritur suksese të mëdha në vitet në vijim.

“Unë nuk e di a do të jem, por Kosova do të kualifikohet në një kampionat të madh. Kemi pasur shumë raste. Më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti dhe gjithë kjo përkrahje,” përfundoi ai.

Pavarësisht eliminimit, paraqitja e Kosovës në këtë cikël eliminator shihet si një hap i rëndësishëm përpara dhe një sinjal i qartë se ëndrra për një kualifikim historik mbetet ende shumë e gjallë, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB