POSTIMET E FUNDIT

Forcimi i marrëdhënieve Kosovë–Japoni: Takim i rëndësishëm në Tokio

Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka zhvilluar një takim miqësor dhe mjaft domethënës me Zëvendësministren Parlamentare për Punë të Jashtme të Japonisë, Eri Arfiya.

Gjatë këtij takimi, siç mëson helveticALForum.ch të dy palët riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosova dhe Japonia, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në një kontekst gjithnjë e më dinamik ndërkombëtar. Ambasadori Kiçmari dhe znj. Arfiya shprehën përkushtimin e tyre për të avancuar më tej marrëdhëniet bilaterale në fusha kyçe si politika, ekonomia dhe kultura.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe promovimit të vlerave demokratike në nivel global, duke e konsideruar këtë si një shtyllë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se partneriteti Kosovë–Japoni ka potencial të madh për t’u thelluar edhe më tej, duke ndërtuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi.

Ky takim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe zgjerimit të bashkëpunimit strategjik mes dy shteteve, duke reflektuar vullnetin e përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme dhe bashkëpunuese, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB