47-vjeçari ishte kryesor në përballjen me Çekinë në 2023.
UEFA ka vendosur anglezin Anthony Taylor si arbitrin kryesor të takimit Poloni – Shqipëri. 47-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2013 dhe ka gjykuar në të gjitha nivelet, përfshirë finale të rëndësishme si Superkupa e Europës në 2020, ajo e Ligës së Kombeve në 2021 dhe e Europa League në 2023.
Taylor ka arbitruar sfidën e luajtur në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Takimi përfundoi në barazim 1–1 dhe pati tepër rëndësi për kualifikimin e Kombëtares në finalet e turneut. Anthony Taylor nuk i kursen kartonët e verdhë, ndërsa është më i përmbajtur te ata të kuq. Ai ka autoritet në fushë falë edhe përvojës së gjatë në Premier League. Anthony Taylor numëron 826 takime të gjykuara në karrierën e tij, transmeton tvklan.




