Cyrih, mars 2026 – Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka bërë të ditur një lehtësim të rëndësishëm për bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër. Sipas njoftimit zyrtar, që nga 1 nëntori 2024, qytetarët nuk kanë më nevojë të caktojnë termine paraprake për të marrë shërbime konsullore, transmeton helveticALForum.ch. Ky vendim synon të përmirësojë qasjen dhe të reduktojë kohën e pritjes për shërbime të ndryshme administrative, duke u mundësuar qytetarëve që të paraqiten drejtpërdrejt në konsullatë gjatë orarit zyrtar të punës.
Sipas njoftimit, orari i punës është si vijon:
- E hënë – e enjte: 09:00 – 17:00
- E premte: 09:00 – 12:00
Për çdo pyetje apo informatë shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes emailit në consulate.zurich@rks-gov.net ose në numrin e telefonit +41 43 343 01 71. Ndërkohë, për raste emergjente është në dispozicion numri +41 43 311 89 00.
Konsullata gjithashtu ka rikujtuar se numri i zakonshëm i telefonit nuk është aktiv gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, prandaj qytetarët inkurajohen të planifikojnë kontaktet e tyre brenda orarit të punës. Ky hap është mirëpritur nga komuniteti shqiptar në Zvicër, pasi pritet të lehtësojë procedurat dhe të rrisë efikasitetin në ofrimin e shërbimeve konsullore. Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mbetet e përkushtuar për t’u shërbyer qytetarëve me profesionalizëm dhe për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet ndaj diasporës, transmeton helveticALForumch




