POSTIMET E FUNDIT

Xhaka: Kapiteni që mori përgjegjësinë dhe udhëhoqi Zvicrën drejt historisë

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, tregoi edhe një herë pse konsiderohet lideri absolut i skuadrës, jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me karakterin dhe përgjegjësinë që merr në momentet vendimtare. Pas kualifikimit historik, Xhaka zbuloi se fillimisht ishte planifikuar ta ekzekutonte penalltinë e tretë, por ai kërkoi vetë të ishte gjuajtësi i parë.

“Fillimisht ishte planifikuar që unë ta gjuaja penalltinë e tretë. Por i thashë trajnerit se doja ta merrja përgjegjësinë dhe ta gjuaja i pari, ashtu siç i takon një kapiteni. Megjithatë, kjo tani nuk ka rëndësi. Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin. Treguam karakter të jashtëzakonshëm dhe forcë të madhe mendore – vullneti ynë bëri diferencën”, u shpreh Xhaka.

Mesfushori vlerësoi shpirtin luftarak të skuadrës dhe theksoi se suksesi është fryt i punës dhe besimit të ndërsjellë.

“Kemi shkruar histori dhe ndjenja është e papërshkrueshme. Ky sukses na mbush me krenari, sepse kemi pritur prej kohësh ta përjetojmë një moment të tillë. Tani rrugëtimi vazhdon dhe jemi të lumtur që ende jemi në garë”, deklaroi kapiteni.

Me këtë veprim dhe me fjalët e tij pas ndeshjes, Xhaka konfirmoi edhe një herë rolin e tij si udhëheqësi i padiskutueshëm i Zvicrës, duke dëshmuar se një kapiten nuk udhëheq vetëm me shiritin në krah, por edhe duke marrë përgjegjësinë në çastet më të rëndësishme, transmeton ligsport, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB