POSTIMET E FUNDIT

Filantropi Lazim Destani në darkën e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Përgatiti Dashnim HEBIBI, Zürich

Filantropi dhe afaristi i njohur shqiptar, Lazim Destani, ka marrë pjesë në një darkë të organizuar për anëtarët Premium të Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UB), siç mëson HelveticALForum. Ngjarja u zhvillua në ambientet prestigjioze të Düsseldorf Economic Club në Düsseldorf, Gjermani, duke mbledhur së bashku përfaqësues të rëndësishëm të biznesit dhe botës akademike.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë shumë anëtarë Premium dhe drejtues të Unionit, ndërsa si mysafirë nderi ishin edhe personalitete të shquara nga bota akademike. Mes tyre spikati prania e Justina Shiroka-Pula, kryetare e Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Kosovës (ASHAK), si dhe akademiku Besnik Krasniqi, anëtar i kësaj akademie. Në aktivitet ishte i pranishëm gjithashtu edhe Besnik Berisha, drejtor ekzekutiv i Departamentit të Thesarit në NRW.BANK.Pjesëmarrja e Lazim Destani në këtë aktivitet u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre gjermane. I njohur për angazhimin e tij në veprimtari filantropike dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj projekteve shoqërore e kulturore, ai vazhdon të jetë një nga figurat më të respektuara të komunitetit shqiptar në diasporë.

Duke e falënderuar për ftesën, Destani përgëzoi Bordin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane për punën e përkushtuar dhe sukseset e arritura ndër vite. Në veçanti, ai vlerësoi angazhimin e kryetarit të Unionit, Nazmi Viqa, për rolin e tij në zhvillimin dhe forcimin e këtij rrjeti të rëndësishëm biznesi.

Ngjarje të tilla, sipas pjesëmarrësve, dëshmojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes komuniteteve të biznesit dhe rolin e madh që diaspora shqiptare luan në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare. Përmes pjesëmarrjes së figurave të njohura si Lazim Destani, këto iniciativa fitojnë një dimension edhe më të rëndësishëm, duke reflektuar jo vetëm suksesin në biznes, por edhe frymën e filantropisë dhe përgjegjësisë shoqërore, transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB