I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Albinot Bimbashi, priti sot në një vizitë Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Vela, si dhe Ambasadoren pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, znj. Eglantina Gjermeni, të cilët vizituan ekspozitën artistike “Epopeja e UÇK-së”, e hapur në ambientet e Ambasadës.

Ekspozita prezanton punimet e artistëve Haxhi Fejzullahu, Halim Mejzini dhe Gëzim Emini, të cilat përmes artit pasqyrojnë kujtesën historike të rezistencës dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri, me një theks të veçantë në figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Ekspozita mbetet e hapur për vizitorët në këto data:
• E mërkurë, 11 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00
• E enjte, 12 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00
Ambasada e Republikës së Kosovës
Prinz Eugen Straße 8–10, 1040 Vjenë
Të gjithë vizitorët e interesuar janë të mirëseardhur ta vizitojnë ekspozitën gjatë orarit të përcaktuar më lart, transmeton Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, përcjell helveticALForum.ch




