BallinaEKSKLUZIVEBerisha në delegacionin e IDU-së për Konventën Republikane në Dallas

Berisha në delegacionin e IDU-së për Konventën Republikane në Dallas

-

Nga Beqir SINA – New York

Letra e 7 gushtit e konfirmon pjesëmarrjen e kryetarit të PD-së në aktivitetin e 9–10 shtatorit, pas heqjes së ndalimit të hyrjes në SHBA, edhe zyrtarisht nga Konventa Republikane në Dallas

Konventa Republikane zyrtarisht thotë se Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është konfirmuar si anëtar i delegacionit të Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane që do të mbahet më 9 dhe 10 shtator 2026 në Dallas, Teksas.

Konfirmimi është bërë me letër zyrtare të datës 7 gusht 2026, nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme dhe drejtoresha ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep.

Ftesa për pjesëmarrje i drejtohej H.E. Prof. Dr. Sali Berisha MP, Chairman, Democratic Party of Albania, Leader of the Opposition.

“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane, do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letër.

Detajet e logjistikës, akreditimit dhe programi i Konventës Republikane në Dallas

Kjo është konventa e parë e mesmandatit e Partisë Republikane. Presidenti Donald Trump, do të flasë të dyja netët dhe do të mbajë fjalimin kryesor më 10 shtator.

Nënkryetari JD Vance do të jetë folësi kryesor të parën natë, më 9 shtator. Aktiviteti pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të partisë në dhjetë vjet.

Screenshot

Pjesëmarrja e Berishës vjen pas vendimit të qershorit 2026, kur Departamenti i Shtetit lëshoi heqje (waiver) për disa masa 7031(c) të vendosura në vitin 2021, duke e vlerësuar si interes kombëtar.

Berisha e ka cilësuar atë hap si kthim të mundësisë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me anë të një notë verbale shtetërore, kërkojë pas ftesës që procedura e vizës nga ambasada amerikane në Tiranë të mos vonohet.

Partia Demokratike është anëtare e IDU-së, aleancës globale të qendrës së djathtë. Prania e kryedemokratit nga Shqipëria në Dallas, tani që viza është finalizuar dhe Berisha pret nisjen drejt SHBA, do të shënojë kthimin e tij publik në një skenë amerikane pesë vjet pas masës që e ndaloi hyrjen.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shorti i Conference League

0
Egnatia ka mësuar kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League, ku për herë të parë në historinë e saj do të marrë pjesë...