POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama: Panairi i Berlinit tregon suksesin në turizmin shqiptar

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcast se pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, i cili këtë vit shënoi 60-vjetorin e tij, ishte një moment i rëndësishëm për vendin.

Shqipëria prezantoi konceptin “Albania All Senses”, duke nxjerrë në pah natyrën e jashtëzakonshme, historinë unike, trashëgiminë kulturore dhe përvojat autentike që ofron si destinacion turistik.

“Një moment i rëndësishëm i kësaj jave ishte dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi dhe 60-vjetorin e tij. Vjet Shqipëria u në Berlin, si vendi i cili u vë në piedestal. Këtë vit nga data 3-5 mars, Shqipëria u ri prezantua në atë panair si destinacioni autentik ndërkombëtar përmes konceptit “Albania All Senses” duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair, natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvojë autentike, trashëgimi kulturore në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se mbi 100 mijë pjesëmarrës nga 190 vende morën pjesë në panair dhe Shqipëria arriti të tërheqë vëmendje të madhe, duke dërguar një mesazh pozitiv për sezonin turistik që po vjen.

 Ai shtoi se numrat rekord të turizmit shqiptar do të vazhdojnë të konsolidohen pavarësisht sfidave.

“Mbi 100 mijë pjesëmarrës nga 190 vende të botës panairi i Berlinit mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit dhe fakti që Shqipëria jo vetëm hyri në atë panair por edhe vazhdoi të tërheq këtë vit shumë interesim është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë një sezon ende më i suksesshëm. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh siç thoshte dhe siç nuk i bie fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen”, tha ai, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB