POSTIMET E FUNDIT

Aliti raporton për progresin e EYOF Lignano Sabbiadoro 2027 në Asamblenë e EOC-ut

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka raportuar për ecurinë e përgatitjeve të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, EYOF Lignano Sabbiadoro 2027, gjatë punimeve të Asamblesë së 55-të të Përgjithshme të European Olympic Committees në Budapest të Hungarisë. Aliti, i cili njëherësh është kryesues i Komisionit Koordinues për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027, prezantoi para përfaqësuesve të International Olympic Committee, Association of National Olympic Committees dhe komiteteve olimpike evropiane progresin e deritanishëm të organizimit, si dhe punët që pritet të përfundojnë deri në mbajtjen e festivalit veror në vitin 2027. Një nga veçoritë e kësaj asambleje ishte pjesëmarrja për herë të parë e presidentes së IOC-së, Kirsty Coventry.

Sipas KOK-ut, kjo shënon një moment historik për sportin e Kosovës, pasi është hera e parë që një zyrtar nga vendi emërohet në krye të një komisioni për organizimin e një ngjarjeje shumë-sportëshe ndërkombëtare dhe po ashtu hera e parë që një përfaqësues i Kosovës raporton në një Asamble të Përgjithshme të EOC-ut.

Ky angazhim i Besim Alitit në një rol udhëheqës konsiderohet si dëshmi e besimit që EOC-u ka ndaj kapaciteteve organizative dhe menaxheriale të kuadrove sportive nga Kosova, duke forcuar më tej pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare olimpike./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB