Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën në të cilën gjendet Kosova pasi nuk arriti të zgjidhte presidentin e vendit. Terras e ka cilësuar si pengesë serioze dështimin e Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri.
“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras në “X”.
Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi të premten se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Osmani gjatë fjalës së saj për mediat theksoi se ky vendim erdhi PASI deputetët nuk përmbushën detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.
“Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani ndër të tjera, transmeton euronewsal.




