POSTIMET E FUNDIT

Ministrja Bogujevci pret Ambasadorin e BE-së Aivo Orav, theksohet thellimi i bashkëpunimit në kulturë dhe turizëm

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, kanë pritur në takim Ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i shoqëruar nga përfaqësues të delegacionit të BE-së në vend.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, ambasadori Orav e uroi ministren Bogujevci për marrjen e detyrës së re, duke shprehur gatishmërinë e BE-së për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit. Ai vuri theks të veçantë në rëndësinë e projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.

Nga ana e saj, ministrja Bogujevci falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit të kulturës dhe turizmit, duke rikonfirmuar përkushtimin institucional për realizimin e projekteve me interes të përbashkët. Ajo theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet prioritet në funksion të fuqizimit të infrastrukturës kulturore dhe rritjes së potencialit turistik të vendit.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për mbështetjen e BE-së përmes programit Evropa Kreative, rifillimin e aktiviteteve të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit, si dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë fetare në Kosovë.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së në fushat me interes strategjik për zhvillimin kulturor dhe turistik të vendit, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB