POSTIMET E FUNDIT

Donjeta Sadiku sot lufton për medaljen e artë

Boksierja Donjeta Sadiku sot duke filluar nga ora 14:00, do të përballet me boksieren nga Brazili, Santos Rebeca De Lima, në një duel që pritet të jetë shumë i fortë dhe vendimtar për medaljen e artë. Donjeta Sadiku ka arritur të sigurojë finalen e turneut ndërkombëtar të boksit Strandja, që po mbahet në Sofje, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer dhe statusin si një nga boksieret më të suksesshme të Kosova.

Boksierja kosovare dominoi në gjysmëfinale përballë egjiptianes Ayyad Yomna, të cilën e mposhti pas tre raundesh, duke siguruar një vend në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë. Me këtë rezultat, Sadiku tashmë ka siguruar medalje, por objektivi i saj mbetet medalja e artë dhe mbrojtja e titullit të fituar vitin e kaluar.

Gjatë rrugëtimit drejt finales, Sadiku tregoi superioritet të plotë edhe në dy meçet paraprake, duke fituar me rezultat bindshëm 5-0 ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets, pa lënë dyshime për dominimin e saj në këtë kategori.

Turneu “Strandja”, i cili konsiderohet si më i vjetri dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator evropian, mbledh çdo vit boksierët më të mirë nga e gjithë bota. Një fitore e mundshme sot do ta bënte Sadikun kampione për të dytin vit radhazi dhe do të përforconte edhe më shumë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare të boksit.

Vitin e kaluar, Sadiku u bë vajza e parë nga Kosova që e fitoi këtë garë në turneun më të vjetër në boksin amator në Evropë./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB