POSTIMET E FUNDIT

40 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada: Ndodhen në zona të sigurta

Burime bëjnë me dije se deri në këto momente, ndodhen 40 shqiptarë në Izrael, disa tyre janë studentë dhe ndodhen në nga zonat më të sigurta të Izraelit.

Deri në këto momente janë lëshuar 35 raketa nga Irani, kryesisht në veri dhe qendër të Izraelit.

Shqiptarët ndodhen të gjithë të sigurt dhe deri ditën e hënë 20:00 nuk mund të udhëtojnë pasi në Izrael është shpallur gjendja e jashtëzakonshme

Në Izrael jeta vijon normalisht në shumicën e territorit

U janë dërguar pasaportat biometrike ambasadës shqiptare në Izrael, e cila i ka lajmëruar se do koordinojë gjithçka mes tyre dhe aeroportit Ben Gurion, për ata shtetas shqiptarë që duan të largohen nga Izraeli.

Ambasada shqiptare në Izrael ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit shqiptarë, ndërsa ka bërë thirrje për vetëdeklarim të tyre dhe për të qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionin diplomatik shqiptar, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB