Në ndeshjen e tretë të Grupit C në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror në basketboll, kombëtarja e Turqisë e tronditi Serbinë në Beograd me rezultat 82:78, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke mbetur me bilanc perfekt 3/3.
Turqit arritën kështu fitoren e dytë radhazi ndaj Serbisë, pasi e kishin mundur edhe 95:90 në fazën e grupeve të EuroBasket 2025.
Me këtë fitore, Turqia konfirmon formën e shkëlqyeshme dhe pozicionin e saj si pretendente serioze për kualifikim në Botërorin e vitit 2027.
Basketbollistët shqiptarë, Cedi Osman e Erxhan Osmani treguan lojë të madhe më shokë. Cedi Osman shënoi 16 pikë e Erxhan Osmani 8 sosh.
Pas xhiros së tretë, Turqia kryeson me 6 pikë, la pas Serbinë me 5 sosh.
Serbia – Turqia 78:82/K.Goca/BS




