PhD Dashnim Hebibi, President i Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore me qendër në Zvicër dhe editor i platformës mediale HelveticALforum.ch, ka dhënë një intervistë për gazetën ndërkombëtare shumë të njohur me miliona lexues SINDH COURIER me qendër në Karachi.

Intervista është realizuar nga gazetarja dhe publicistja Angela Kosta, e njohur për angazhimin e saj në promovimin e fjalës së lirë dhe fuqizimin e zërave intelektualë shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Përmes kësaj bisede, Hebibi trajton çështje që lidhen me rolin e medias në shoqëri, rëndësinë e mendimit të lirë, si dhe domosdoshmërinë e përfaqësimit dinjitoz të Luginës së Preshevës dhe botës shqiptare në mediat globale.
Gazeta drejtohet nga Nasir Aijaz, gazetar, poet, shkrimtar, përkthyes dhe spiker televiziv, i cili prej vitesh ka ndërtuar ura bashkëpunimi kulturor e mediatik në nivel ndërkombëtar.
Në reagimin e tij, PhD Dashnim Hebibi shpreh mirënjohje të thellë për redaksinë, editorin dhe gjithë stafin e gazetës për hapësirën e ofruar dhe për përkushtimin në rrezatimin e fjalës së lirë. Ai thekson se kjo intervistë përfaqëson jo vetëm një vlerësim personal, por edhe një sukses për platformën që ai drejton, e cila – siç mëson dhe promovon HelveticALforum – synon ndërtimin e një hapësire të pavarur mendimi, dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
“Sukses pas suksesi, fjala e lirë po shkëlqen,” shprehet Hebibi, duke e konsideruar këtë paraqitje në një gazetë prestigjioze ndërkombëtare si një hap tjetër drejt forcimit të prezencës shqiptare në median botërore, transmeton helveticALforum.ch
Intervistën e keni në këtë link;




