Kombëtarja e Kosovës në basketboll, këtë të premte do të ndeshet me Sllovakinë në duelin e dytë para-kualifikuese të FIBA EuroBasket 2029.
Federata e Basketbollit të Kosovës, të hënën ka njoftuar se tashmë kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë tejet të rëndësishme për Dardanët.
“Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë para-kualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova – Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”. Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 euro”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë nis në orën 19:00. Të dy kombëtaret e kanë nisur kampanjën me fitore ndaj Shqipërisë./BS




