Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 po zhvillohet në Arenën e Veronës, e cila u shndërrua në Arenën Olimpike e Veronës për këtë ngjarje të veçantë. Ceremonia e mbylljes po transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe RTSH Sport.
Ceremonia e mbylljes nisi me një interpretim madhështor të “Brindisi” nga opera Traviata, duke hapur kështu festimet e mbrëmjes. Ceremonia përfshiu edhe një homazh për operën italiane, duke kombinuar artin dhe kulturën me festimin olimpik. Një llambadar kolosal i ndriçuar u shfaq në skenë, me Rigoletton të ulur mbi të. Një koreografi tërheqëse: kameliat, valltarët, gratë që mbajnë llambadarë dhe orkestrën bashkohen në një shfaqje të gëzueshme dhe vizualisht spektakolare.
Ceremonia titullohet “Bukuria në Veprim” dhe do të fokusohet në kulturën italiane, muzikën artistike dhe rrëfimin e historive të bukura. Disa nga artistët e njohur që do të performojnë përfshijnë Roberto Bolle, Achille Lauro, Dj. Gabry Ponte, Benedetta Porcaroli, si dhe Orkestra e Fondazione Arena di Verona.
Ritualet e zakonshme të ceremonisë përfshijnë paradën e sportistëve, shuarjen e flakës olimpike dhe dorëzimin e stafetës për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 që do të mbahen në Alpet Franceze.
Në një deklaratë për mediat, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vlerësoi Lojërat Olimpike, duke theksuar emocionet dhe krenarinë që ato sjellin për Italinë. Ajo gjithashtu falënderoi atletët, organizatorët, vullnetarët dhe të gjitha ata që kontribuuan për suksesin e këtij eventi të madh.
“Olimpiadat na kanë dhënë emocione të paharrueshme dhe një krenari që do të mbetet me Italinë për një kohë të gjatë. Faleminderit atletëve tanë, të cilët me talent, sakrificë dhe frymë ekipore e kanë bërë emrin e Italisë të jehojë në të gjithë botën me rezultate të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Meloni.
Me një program të pasur artistik dhe performanca nga figura të njohura, kjo ceremoni do të sjellë një përmbledhje të bukurisë dhe kulturës italiane, transmeton rtsh.




