6.2 C
Zurich
Friday, February 20, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës – Afër Skamnorëve edhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës, me qendër në Zvicër, edhe sivjet – ashtu si çdo vit – vazhdon misionin e saj fisnik për të qenë pranë familjeve skamnore në Luginën e Preshevës, që ta kalojnë sa më lehtë këtë muaj të bekuar të Ramazanit.

Gjendja ekonomike në Luginë është e njohur për të gjithë: papunësia e lartë, sfidat e vazhdueshme sociale dhe situata e rënduar politike e bëjnë jetën edhe më të vështirë për shumë familje. Pikërisht për këtë arsye, solidariteti ynë është më i domosdoshëm se kurrë.

Këtë herë, Shoqata ka vendosur të mos bëjë publike detajet e ndihmave konkrete për muajin e Ramazanit. Jo sepse mungon transparenca – përkundrazi. Për anëtarët e kryesisë dhe për të gjithë anëtarët tanë, ne mbetemi gjithmonë të hapur dhe të qartë. Por këtë muaj duam që theksi të jetë tek fryma e solidaritetit, tek vepra dhe jo tek fjala.

Sa më shumë që të bashkohemi rreth vlerave të ndihmës dhe mëshirës – sidomos në këtë muaj të shenjtë – aq më shumë dritë dhe shpresë do të sjellim në familjet që kanë më shumë nevojë. Çdo kontribut, sado i vogël, bëhet një lehtësim i madh për dikë tjetër.

Kryesia e Shoqatës falënderon nga zemra të gjithë anëtarët dhe zemërmirët që kontribuojnë dhe që do të vazhdojnë të kontribuojnë edhe në të ardhmen. Pa ju, ky mision nuk do të ishte i mundur.

Ne presim me kënaqësi anëtarë të rinj që t’i bashkohen kësaj kauze humane. Anëtarësia vjetore është 30 CHF, ndërsa çdo ndihmë tjetër është e mirëpritur – jepni aq sa jua lejon zemra.

Le ta bëjmë këtë Ramazan një muaj të veprave të mira, të solidaritetit dhe të bashkimit. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin.

PhD. Dashnim HEBIBI, kryetar i SHHLP, Zvicër

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB