
Nga Prof.Dr. Fadil Çitaku
Modeli i Kompetencave të Lidershipit DRENICA po vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare. Sot me erdhi lajmi se, ai është cituar nga studiues afrikanë në një publikim të ri shkencor.
https://rsisinternational.org/journals/ijriss/article.php…
Pesë vite më parë, kur liderët e UÇK-së nga Drenica u përballën me procese gjyqësore të padrejta në Hagë, filloi zhvillimi i Modelit të Kompetencave të Lidershipit DRENICA. Ky model u ndërtua mbi analiza të kompetencave reale të lidershipit me koncepte të neuroshkencës dhe neurolidershipit modern.

Sot, modeli DRENICA referohet në literaturë akademike ndërkombëtare dhe përdoret në diskutime shkencore mbi lidershipin, neuropsikologjinë dhe zhvillimin organizativ, përfshirë kontekste universitare prestigjioze si Harvard, Stanford dhe Yale.

Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të shpallur nga legjenda e Kombit Shqiptar, Hashim Thaçi, dhe në një kohë kur në Prishtinë kërkohet drejtësi mbi politikën, ky citim shkencor përfaqëson një dëshmi se kontributi i DRENICËS nuk është vetëm historik e politik, por edhe akademik.

DRENICA ka shkruar histori në shumë fusha. Sot, ajo kontribuon edhe në shkencën e lidershipit, në formën e avancuar të tij, Neurolidershipin. Urime Drenicë dhe tër Shqiptari!
helveticALforum.ch




