BallinaEKSKLUZIVEPesë kadetë të Kosovës diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë

Pesë kadetë të Kosovës diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë

-

Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë, duke shënuar një tjetër hap në përgatitjen profesionale të kuadrove të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Përmes një njoftimi, ministri Maqedonci ka bërë të ditur emrat e pesë kadetëve që përfunduan me sukses studimet në profile të ndryshme ushtarake.

Xheto Kelmendi diplomoi në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nika në logjistikë, Gentri Azemi në IT ushtarake, ndërsa Lavdim Sylejmani dhe Betim Elshani përfunduan studimet në drejtimin e policisë ushtarake.

Maqedonci i ka uruar kadetët për arritjen e tyre, duke theksuar se pas diplomimit ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës, ku do të vënë në shërbim të vendit njohuritë dhe përgatitjen profesionale të fituar gjatë studimeve në Gjermani.

Diplomimi i pesë kadetëve është pjesë e përgatitjes së gjeneratave të reja të oficerëve, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake të Kosovës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në...

0
Platforma qytetare “Liria ka Emër” i ka dërguar një letër zyrtare anëtarëve të Parlamentit Europian në Bruksel, ku kërkon shqyrtimin e shqetësimeve mbi funksionimin...