3.3 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e Barcelonës

EKSKLUZIVE

Barcelona pritet të ketë një verë të ngarkuar në aftin kalimtar, me disa blerje të rëndësishme që janë në axhendë, por edhe largime të mundshme nga ekipi i Hansi Flick, duke përfshirë emra si Robert Lewandowski dhe Marc Casado.
Një nga prioritetet e Barcelonës këtë verë është përforcimi i pozicionit të qendërmbrojtësit, ku klubi synon të sjellë një lojtar që mund të luajë në krahun e majtë.

Në rast se ky transferim realizohet, Gerard Martin mund të ulet në rolin e zëvendësuesit për pozicionin e mbrojtësit të majtë, me mundësinë që edhe vetë ai të largohet nga ‘Camp Nou’.

Sipas Matteo Moretto, Milani ka shfaqur interes për Martin. Klubi italian e sheh 23-vjeçarin si një alternativë të fortë për përforcimin e mbrojtjes së majtë, ndërkohë që edhe Victor Valdepenas i Real Madridit është në listën e tyre të synimeve. Fillimisht, vendosja e Martin në qendër e favorizoi, por performanca e tij nuk ka qëndruar në nivelet e pritura.

- Reklama -

Së fundmi, Pau Cubarsi dhe Eric Garcia kanë qenë titullarët e Barcelonës në këtë pozicion, me Ronald Araujo si zëvendësues kryesor.

Ekziston mundësia që Barcelona të shesë Martin gjatë verës, por vetëm nëse oferta është e përshtatshme për klubin.

Fondet e marra nga një shitje e tillë do të përdoren për transferime të tjera, ndërkohë që zëvendësimi i tij nuk duket domosdoshmërisht i nevojshëm, pasi Jofre Torrents mund të ngjitet si zëvendësuesi i Alejandro Balde.

- Advertisement -

Hansi Flick do të ketë fjalën përfundimtare në vendimin e ardhshëm të Martin./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme