BallinaSportiKosova e Shqipëria sonte mësojnë kundërshtarët

Kosova e Shqipëria sonte mësojnë kundërshtarët

-

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërsë, sonte i mësojnë kundërshtarët e rinj në garën e UEFA Nations League.

Kosova gjendet në Ligën B, për herë të parë në histori.

Ndërsa, Shqipëria ka rënë në Ligën C.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës do jenë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli (vazo 1) – Zvicra, Austria dhe Ukraina (vazo 2) – Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës dhe Rumania (vazo 3).

Kurse kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, janë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia (vazo 2) – Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro dhe Estonia (vazo 3) – Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia dhe San Marino (vazo 4).

Shorti hedhet sonte nga ora 18:00 në Bruksel.

Kurse ndeshjet e para të këtij kompeticioni do të zhvillohen në shtator, më datat 24 dhe 26./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Artan Abrashi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të...

0
Abrashi ka dënuar incidentet gjatë protestës, duke thënë se protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna, pengimi fizik i deputetëve dhe hedhja e...