BallinaSportiFaleminderit për gjithçka, Valon!

Faleminderit për gjithçka, Valon!

-

Një moment i veçantë dhe plot emocione sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Federata e Futbollit e Kosovës nderoi Valon Berishën për kontributin e tij të çmuar në fanellën dardane.

Pas 52 paraqitjeve dhe 4 golave për Kosovën, Valoni përmbyll një kapitull të rëndësishëm me Kombëtaren, duke lënë pas momente që do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit tonë.

Emri i tij është i lidhur veçanërisht me 5 shtatorin e vitit 2016, kur ndaj Finlandës shënoi nga penalltia golin e barazimit 1:1 – golin e parë të Kosovës në një ndeshje zyrtare në garat e FIFA-s dhe UEFA-s. ⚽

Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, emocionet dhe gjithçka që dha për ngjyrat dardane, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi Valonit një fanellë simbolike, që përjetëson rrugëtimin e tij me Kombëtaren.

52 paraqitje. 4 gola. Një gol historik. Kujtime të paharrueshme.

Faleminderit për çdo emocion dhe për çdo moment me fanellën e Kosovës, Valon!

Emri yt mbetet në historinë e Kosovës, transmeton Federata e Futbollit e Kosovës, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
Artikulli paraprak
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përtej stuhisë

0
Nga Zize PEPSHI, Zvicër Të dua ty kur të kam dhe kur s’të kam, Edhe atëherë kur bota bie në gjumë, Pa ty dhe me ty, çdo...