8.2 C
Zurich
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, ligjëron në Universitetin e Edinburgut

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim Hebibi

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Universitetin e Edinburgut, ku mbajti një ligjëratë të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë, mëson helveticALforum.ch. Në prezantimin e tij me temën “Kosova pas Pavarësisë: Kultura, Rinia dhe Angazhimi Ndërkombëtar”, ambasadori Kapiti foli për rrugëtimin e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar të arriturat e vendit ndër vite dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në proceset shtetndërtuese.

Ai vuri në pah gjithashtu rëndësinë kyçe të rinisë në formësimin e së ardhmes së Kosovës, si dhe sfidat me të cilat vendi përballet në rrugën e integrimeve dhe zhvillimit ndërkombëtar.

- Reklama -

Pas ligjëratës, aktiviteti vijoi me një diskutim të hapur, ku studentë nga vende të ndryshme shprehën interesim të madh për Kosovën, duke parashtruar pyetje të shumta dhe duke zhvilluar një debat frymëzues mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e vendit.

Screenshot

Ambasadori Kapiti falënderoi organizatorët për ftesën dhe studentët për pjesëmarrjen aktive, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve akademike dhe dialogut ndërkombëtar në promovimin e Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit me rininë studimore./ helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme