BallinaDiasporaOsmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich

-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.

Lajmin për telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se Presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.

“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit”, ka thënë Kupina.

Presidentja Osmani vazhdon të përqendrohet në çështjet e brendshme dhe zhvillimet prioritare për Republikën e Kosovës.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe vendet e rajonit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...