Distria Krasniqi këtë te shtunë ka shkëlqyer me performancën e saj dhe fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistja shqiptare mposhti Ariane Toro Soler nga Spanja.
Ajo mundi në çerekfinale xhudisten braziliane, Larissa Pimenta. Në gjysmëfinale triumfoi edhe ndaj xhudistes franceze, Amandine Buchard. Krasniqi numëron tashmë 9 medalje ari në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare, kampione olimpike dhe një nga emrat më të fortë në skenën ndërkombëtare, tregoi formë të jashtëzakonshme, vendosmëri dhe përvojë të nivelit më të lartë. Fitorja e shpejtë dëshmon jo vetëm përgatitjen fizike, por edhe superioritetin teknik ndaj kundërshtareve.
Ky sukses i radhës konfirmon Distrian si një prej sportisteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëherë Kosova dhe forcon edhe më shumë pozitën e saj në elitën botërore të xhudos, transmeton euronewsal.




